About: http://data.cimple.eu/claim-review/e995317501613d676427acd598acec1486f05962bf1bc006a20388ce     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shpërndarja e dezinformatave për shitjen e një ilaçi Deklarata Një metodë e trajtimit të prostatitit që u deshën 7 vjet për t’u krijuar! Gjatë këtyre 7 viteve, urologët më të mirë në Kosovë kanë krijuar jo vetëm një metodë të thjeshtë, por edhe efektive të trajtimit të prostatitit, e cila tashmë po sjell rezultate të mira Vlerësimi Rrenë Artikulli me përshkrimin “Një metodë e trajtimit të prostatitit që u deshën 7 vjet për t’u krijuar! Gjatë këtyre 7 viteve, urologët më të mirë në Kosovë kanë krijuar jo vetëm një metodë të thjeshtë, por edhe efektive të trajtimit të prostatitit, e cila tashmë po sjell rezultate të mira” është i bazuar në informacione të rreme. Në këtë artikull përmes të cilit synohet të promovohet një ilaç i caktuar janë përdorë mjekë fiktivë dhe janë thirrur në konferenca në mënyrë të rrejshme. Fotografia e një mjeku nga Azerbejxhani është prezantuar me emër tjetër. Përkundër paralajmërimit se zbulimi i kësaj kure është bërë nga urologët nga Kosova, në artikull nuk përmendet asnjë prej tyre. Krypometër ka kontaktuar me specialistë të urologjisë në Kosovë, të cilët kanë thënë se këtë ilaç nuk e kanë në listën e barnave që ia përshkruajnë pacientëve. Artikulli Më 08.02.2024, faqja “Cordelia Lee” (arkiva) në Facebook ka shpërndarë një artikull (arkiva), i cili reklamon një “ilaç” duke pretenduar se bën shërimin e sëmundjes dhe se ka efekte brenda një jave. Këtij ilaçi, artikulli i referohet me tre emra të ndryshëm, njëherë si Prostatol, pastaj si Adenofren dhe si Prostamid. Artikulli thotë se kjo kurë është prezantuar në Konferencën e 16-të Ndërkombëtare e Shëndetësisë të mbajtur në Qendrën Mjekësore Anadolu në Stamboll, nga një urolog turk Onder Uygur. Krypometri përmes kërkimit në “Google”, nuk ka gjetur asnjë të dhënë lidhur me një konferencë të tillë e as për urologun e përmendur. Fotografia e mjekut që është përdorë në këtë artikull është e otorinolaringologut azerbajxhanas Elnur Akperov (shih këtu dhe këtu). Përmes kërkimeve në “Google”, Krypometër ka gjetur se i njëjti artikull, me të dhëna të njëjta dhe të fabrikuara është publikuar edhe në gjuhën angleze edhe në gjuhë të tjera. Në postimin në Facebook, kjo faqe pretendon se ilaçin e rekomanduar e kanë zbuluar urologët nga Kosova, mirëpo në artikull nuk ka asnjë të dhënë për këtë: nuk është përmendur asnjë urolog nga Kosova dhe asnjë nga institucionet tjera shëndetësore në Kosovë. Sipas ligjit për produkte dhe pajisje medicinale, lejimi i një produkti mjekësor për tu importuar e shitur në Kosovë i nënshtrohet kontrollit nga Agjencia Kosovare për Pajisje dhe Produkte Medicinale. Krypometri ka gjetur se ky produkt me asnjërin prej emrave që përshkruhen në artikull nuk është pjesë e Listës së produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës. Autorizimi për marketing është leje që jepet nga Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) për aprovimin e ilaçit për treg, bazuar në plotësimin e kërkesave për kualitet, siguri dhe efikasitet për përdorim njerëzor në tretmanin terapeutik. Ky autorizim parashihet me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Krypometri kishte kontrolluar edhe nëse ky ilaç është në protokollin kosovar për trajtimin e sëmundjeve. Ky protokoll i udhëzon mjekët se cilat ilaçe t’i përdorin për sëmundje të caktuara. Për këtë çështje është kontaktuar Dr. Avni Fetahu, urolog në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Urologu Fetahu ka thënë për Krypometër se një produkt të tillë e ka parë, por nuk e di se nga kush prodhohet apo si ka hyrë në treg. Ai tha se pacientët e tij i udhëzon që të mos përdorin barna pa recetë të mjekut. “Shpesh iu thom pacientëve të mi, barin që nuk ta përshkrun mjeku mos gabo me e përdor”- tha ai për Krypometër. Fetahu shtoi se pacientëve të tij u përshkruan ilaçe me bazë bimore, por që u dihet përmbajtja dhe prodhuesi, ndër to përmendi Prostamol Uno dhe Prostacure. Të dyja këto janë pjesë të listës së produkteve me Autorizim Marketingu. Doktor Fetahut i ka bërë përshtypje çmimi i produktit, që ai e konsideron të lartë. Edhe Drejtori i Klinikës së Urologjisë, Dr. Petrit Nuraj në një deklaratë për Krypometrin me datë 30/08/2023 kishte konfirmuar se nuk e përshkruan për pacientët këtë produkt. “Ne nuk e udhëzojmë asnjë pacient të përdorë një ilaç të tillë”- pati thënë Nuraj për Krypometrin. Trajtimi i prostatës varion varësisht prej problemit dhe madhësisë se prostatës, nga terapia me barna e deri te largimi i prostatës me intervenim kirurgjikal.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software