schema:text
| - Rrena se Banka Qendrore ka plan për të ndarë nga 200 euro në muaj
Deklarata
Ideja E Çmendur E Bankës Qendrore, 200 Euro Në Muaj Për Çdo Qytetar…
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i artikullit “Ideja E Çmendur E Bankës Qendrore, 200 Euro Në Muaj Për Çdo Qytetar…” nuk është i bazuar në asnjë burim zyrtar. Në titull nuk tregohet për cilën Bankë Qendrore bëhet fjalë, duke i mashtruar lexuesit që një ide e tillë është nga Banka Qendorore e Kosovës. Brenda këtij shkrimi thuhet se “Helicopter Money” quhet propozimi i fundit për dhurimin e 200 eurove në muaj për çdo qytetar të Eurozonës. Por, një ide e tillë nuk është dhënë dhe as nuk është materializuar nga Banka Qendrore Europiane. Krypometri ka gjetur se nuk ka plane të tilla as nga Banka Qendrore e Kosovës.
Artikulli
Më 2 janar 2023, faqja e internetit LluksiPress publikoi një shkrim me titull: “Ideja E Çmendur E Bankës Qendrore, 200 Euro Në Muaj Për Çdo Qytetar…
I njëjti lajm me po këtë titull është shpërndare edhe në faqet tjera si: Shqip Today, Lajme Reale, Shqipëria Etnike, Gazeta unike.al, Shqip, Muzikë Shqiptare, Shqiptarët në Evropë.
Brenda këtij shkrimi thuhet se “Helicopter Money”, quhet propozimi i fundit për dhurimin e 200 eurove në muaj për çdo qytetar të Eurozonës. I njëjti lajm ka qarkulluar në internet që nga viti 2019, i ripublikuar vazhdimisht.
Krypometri ka gjetur se nuk ka plane të tilla nga Banka Qendrore e Kosovës, por as nga Banka Qendrore e BE-së.
Lajmi është postuar pa ndonjë burim të informacionit dhe pa shpjegime se kush e ka dhënë këtë ide.
Ky lajm publikohet në vazhdimësi për të kapur sa më shumë vëmendjen e lexuesve, rrjedhimisht për të marr sa më shumë klikime.
|