About: http://data.cimple.eu/claim-review/ea57f0b904d54a6add538be726b4497a0b0a8b1bfe9279bbae76de98     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lavdim Jashari u dënua për kundërvajtje Deklarata Atentatori shihet qart se ishte paguar nga Sami Lushtaku. Policia arriti ta kap atentatorin ndaj Albin Kurtit i cili u kap duke ikur për në Serbi Vlerësimi Rrenë Postimi “Atentatori shihet qart se ishte paguar nga Sami Lushtaku. Policia arriti ta kap atentatorin ndaj Albin Kurtit i cili u kap duke ikur për në Serbi”- është i rremë. Personi i cili shihet në fotografi me Sami Lushtakun është Lavdim Jashari, i cili nuk është arrestuar “duke ikur për në Serbi”. Lushtaku ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë dhe të njëjtit i është shqiptuar një gjobë prej 100 eurosh. Artikulli Më 29.01.2025, një profil në Threads (arkiva) e ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Atentatori shihet qart se ishte paguar nga Sami Lushtaku. Policia arriti ta kap atentatorin ndaj Albin Kurtit i cili u kap duke ikur për në Serbi”. Në fotografi shihet nënkryetari i Skenderajt nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Lavdim Jashari i cili më 27.01.2025, gjatë tubimit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, u shoqërua në Polici. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër përmes kërkimit në Facebook ka gjetur postimin e bërë nga Lavdim Jashari më 28.01.2025, i cili kishte shpjeguar arsyen e ndalesës së tij nga Policia e Kosovës. “Arsyeja pse unë kam qenë prezent natën e mbrëmshme, edhe pse unë vendosa me u ndal aty, janë një numër i madh i pakënaqësive që kam si qytetar ndaj Albinit dhe stafit të tij. Për shumë arsye e në veçanti kur vazhdimisht po preken e fyhen vlerat e luftës së lavdishme të UÇK.”- ka shkruar ai. Më tej Jashari thot se arrestimi ndodhi pasi atij iu kërkua nga Policia që të mos përdorte dhunë ndaj fëmijëve të cilët ishin të pranishëm. Ai ka thënë se ishte arrestuar në Skenderaj. “E sa i përket arrestimit tim, ndodhi krejt spontanisht… Me gjithë respektin e madh për uniformën që ai mbante, nuk mund të rrija pa reaguar (Mos gabo me i ra fëmijëve), gjë që polici e mori si prishje të rendit nga ana ime dhe kështu erdhi në përfundim edhe arrestimi im.”- thuhet në postim. Për të sqaruar më tej pretendimet e paraqitura në këtë faqe në Threads, Krypometër ka biseduar me Lavdim Jasharin. Ai ka thënë se arsyeja e arrestimit të tij dhe lokacioni janë të përshkruara në gjobën që ia ka shqiptuar Policia e Kosovës. Në dokumentin e dërguar nga Jashari, thuhet se Lavdim Jashari “gjatë turmës ka përdorur fjalë ofenduese ku prish rendin dhe qetësinë.” Në të njëjtin dokument thuhet se Jashari ishte arrestuar në Skenderaj. Ky pretendim është publikuar pikërisht në kohën e fushatës elektorale, me ç’rast partitë po zhvillojnë tubime nëpër Komunat e Kosovës. Albin Kurti është kandidat për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për për një mandat të ri në Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025. Kundërkandidatë të Kurtit janë: Bedri Hamza nga Partia Demoraktike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software