About: http://data.cimple.eu/claim-review/ea8ba1c0aad4ac69339894ba5602bc8477e23515e353593d25f3e37f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Pixabay Rrena për ndalimin e Coca-Colas në Kinë Deklarata KINA NDALON COCA-COLA PËR KONSUMIN E NJERIUT DHE E KLASIFIKOI ATË SI MATERIAL PASTRIMI Vlerësimi Rrenë Postimi me titull se “KINA NDALON COCA-COLA PËR KONSUMIN E NJERIUT DHE E KLASIFIKOI ATË SI MATERIAL PASTRIMI” është i rremë. Krypometër ka gjetur se kompania Coca Cola shet rreth 100 loje të pijeve në tregun Kinez. Sipas të dhënave zyrtare të kësaj kompanie, në Kinë janë investuar rreth rreth 13 miliardë dollar dhe janë aktive 46 fabrika me 49 mijë punonjës. Të paktën dy verifikues tjerë të fakteve kanë vlerësuar si të rremë informacionin se “Kina ka ndaluar për konsum pije Coca Cola dhe tani përdoret për pastrim”. Artikulli Më 25 janar 2024 faqja Patriotët e Botës Re (arkive) në rrjetin Facebook publikoi një shkrim me titull “Kina ndalon Coca-Colan për konsumin e njeriut dhe e klasifikon atë si material pastrimi”. Tutje, në këtë shkrim janë dhënë edhe sqarime për këtë vendim që pretendohet ta ketë marrë Kina. “Arsyeja e këtij vendimi rigoroz është bërë kërkimi shkencor mbi përbërjen e pijes dhe efektin e saj në shëndetin e njeriut. Më shumë se 500 të burgosur nga burgjet kineze u zgjodhën për eksperimente dhe kërkime. Ata pinin Coca-Cola tre herë në ditë për gjashtë muaj. Eksperimenti rezultoi në 75 vdekje dhe 150 infeksione”- thuhet në shkrim. Ky shkrim ka marrë 17 shpërndarje dhe dhjetra reagime. Krypometër ka kërkuar informacione në faqen zyrtare të kompanisë “Coca Cola” për të parë nëse produkti i njëjtë është i ndaluar në Kinë. Megjithatë, kjo kompani thot se është e pranishme në tregun kinez. Sipas njoftimit të kësaj kompanie “Coca-Cola Kinë” që nga rihapja në vitin 1979 ofron 100 lloje të pijeve në tregun kinez. “Investimi aktual kumulativ në Kinë tejkalon 13 miliardë dollarë, me 46 fabrika të ndërtuara dhe më shumë se 49,000 punonjës të sistemit, 99% e të cilëve janë punonjës vendas dhe 98% e lëndëve të para”, thuhet në faqen zyrtare të kompanisë Coca Cola. Krypometër ka gjetur se informacioni i ngjashëm ishte vlerësuar si i rremë nga The Quint World (arkive), më 24 janar 2024. Kjo faqe kishte gjetur se në vitin 2018 një artikull në një faqe satirike në Rusi, Panorama kishte shpërndarë diçka të ngjashme. Në fund të postimit në faqen Panorama është shkruar se “të gjitha shkrimet në këtë faqe janë parodi dhe nuk janë reale”. Për ta vërtetuar edhe më tej, u gjet edhe profili i themeluesve të Panorama nga uebsajti rus Meduza, ku thuhet se Panorama publikon ‘lajme fiktive’. Postimi me përmbajtje të njëjtë është verifikuar edhe nga verifikuesi i fakteve që është pjesë e IFCN “FactCrescendo”, të cilët kanë thënë se “Kina nuk e riklasifikon Cola Colan si produkt pastrimi”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software