schema:text
| - Rrena për zhdukjen e një personi nga “Kobra”
Deklarata
“Denoncim me emra, kush është i riu që e zhduku “Kobra”, ne denoncim përfshihen edhe dy polic”
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Denoncim me emra, kush është i riu që e zhduku “Kobra”, ne denoncim përfshihen edhe dy polic” është i rremë. Artikulli bazohet në një raportim të një qytetari, të cilit nuk i permendet emri, ndërsa për pretendimet e tij nuk janë pyetur as Policia e Kosovës dhe as Prokuroria. Admir Shala, kryeprokurori i Prizrenit, për KALLXO.com ka thënë se personi i cili është përmendur në artikull (E.B) është i gjallë dhe nuk është i zhdukur.
Artikulli
Më 13 janar 2023, në faqen e internetit “specialja.com” është shpërndarë një artikull me titullin “Denoncim me emra, kush është i riu që e zhduku “Kobra”, ne denoncim përfshihen edhe dy polic”.
I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen në Facebook “Speciale”, më 13 janar 2023. Ndërsa faqja “Specialja” e ka publikuar më 7 shkurt 2023.
Në këtë artikull flitet për Dibran Hoxhaj, i cili thuhet se është i njohur me nofkën “Kobra” dhe është i dyshuari kryesor për vrasjen e një 31-vjeçari para disa javësh.
Tutje në artikull thuhet se së fundmi një qytetar i Kosovës ka denoncuar te “5pytejet.al” se Kobra së bashku me dy efektivë policie kanë gisht në zhdukjen e një personi, të cilit iu është përmendur edhe emri, mbiemri, mosha dhe vendi prej nga vjen ai. Lajmi nuk
Në këtë artikull thuhet se sipas qytetarit, i cili thuhet se ka dashur të mbetet anonim, i riu është zhdukur nga Kobra në bashkëpunim me dy policë të Kosovës.
Por, në artikull nuk janë pyetur Policia e Kosovës e as Prokuroria dhe as nuk janë kërku të dhëna për personin në fjalë.
Gjithë artikulli bazohet në një raportim që ka bërë një qytetar, i cili pretendon se i riu është rrëmbyer për shkak se nuk ka dhënë aq para sa i janë kërkuar.
KALLXO.com për të verifikuar këtë lajm ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Prizrenit.
Pas disa ditëve, Prokuroria Themelore në Prizren në një përgjigje për KALLXO.com ka sqaruar se lajmi i publikuar është i rremë.
Admir Shala, kryeprokurori i Prizrenit, ka thënë se personi i cili është përmendur në artikull (E.B) është i gjallë dhe nuk është i zhdukur.
|