About: http://data.cimple.eu/claim-review/ebddcabbac83666fbcbefd81bd2ca2d1b34c750526a4c549e6bbdebb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shkrimi me mjekë fiktivë që rrejshëm pretendon se një suplement e shëron artritin Deklarata Kur dhimbjet në gjunjë të marrin çdo hap…..Ja sekreti që ndihmoni një shkencëtar të shpëtojë gruan e tij nga artriti Vlerësimi Rrenë Është i rremë postimi i shpërndarë me mbishkrimin- “Kur dhimbjet në gjunjë të marrin çdo hap…..Ja sekreti që ndihmoni një shkencëtar të shpëtojë gruan e tij nga artriti”. Në këtë postim dhe shkrim në të cilin janë përdorë emra dhe fotografi fiktive të mjekëve, janë dhënë shpresa të rrejshme për pacientët të cilët janë diagnostifikuar me artrit. Specialistja e Reumatologjisë, Arbnora Shabani, ka thënë se një supliment nuk mund t’i shërojë gjitha llojet e artritit. Ajo ka thënë se pacientët duhet të bëjnë një sërë analizash para se dignostifikohet lloji i artritit, e që është parakusht për përshkrimin e ilaçeve më të cilat duhet të trajtohet i njëjti. Artikulli Më 12.11.2024, faqja në Facebook ‘Nice rose’s’ (arkiva), ka publikuar një postim për shërimin e artritit. “Kur dhimbjet në gjunjë të marrin çdo hap…..Ja sekreti që ndihmoni një shkencëtar të shpëtojë gruan e tij nga artriti”- shkruan në infografikën e publikuar në këtë faqe. Kur klikon mbi linkun e bashkangjitur, të dërgon tek ueb faqja ‘aifutureslab.com’ (arkiva), e cila ka të publikuar një artikull të gjatë në formë interviste, të titulluar “Mos vuani më nga dhimbjet e kyçeve! E mora vendimin për të shpëtuar gruan time nga paaftësia vetë dhe për të ndihmuar qindra njerëz!”. Artikulli pretendon se e citon Ervin Hysenin, të cilin e prezanton si “artrolog nga Shqipëria”. I njëjti është i ilustruar edhe me fotografi. Krypometër, përmes kërkimit në ‘Google Lens’, e ka verifikuar fotografinë e personit që është prezantuar si Ervin Hyseni. Nga kjo rezulton se e njëjta i takon Mehdiev Sabir Nasredinovich, gastrolog rus. Ndërsa, për sa i përket emrit ‘Ervin Hyseni’, Krypometri ka kërkuar në Regjistrin e Urdhërit të Mjekut në Shqipëri, në të cilën figurojnë të gjithë mjekët që kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin e tyre në këtë shtet, por, aty nuk ka doktor me emër të tillë. Tutje, në artikull thuhet se produkti me emrin “Flexiwell” është një formulë revolucionare, në fushën e Artologjisë. Krypometër ka kërkuar edhe te lista e barnave, që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse i njëjti është i lejuar për t`u shitur dhe tregtuar në Kosovë. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë, rezulton se produkti “Flexiwell” nuk është në listën e produkteve medicinale me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Si trajtohet artriti? Sa i përket trajtimit të artritit në Kosovë, Krypometër ka biseduar me Specialisten e Reumatologjisë, Arbnora Shabani. Ajo ka thënë se ka disa lloje të artritit, duke shtuar se një suplement nuk mund t’i trajtojë të gjitha llojet e tij. “Në Kosovë ka shumë suplemente me Glukozaminë dhe Kondroitinë që i përshkruajmë te artrozat, por jo te artriti. Pastaj, ka disa lloje të artritit dhe nuk po ceket cilin lloj e mjekon. S’ka mundësi të gjitha të mjekohen me të njëjtin suplement”- ka thënë Shabani. Shabani ka publikuar disa shkrime rreth sëmundjes së artritit në profilin e saj në Facebook. “Artriti Urik është një formë e artritit (inflamacion i nyjes) i cili karakterizohet me dhimbje, skuqje, enjtje të nyjes, që shfaqet për shkak të depozitimit të kristaleve të kripës së acidit urik në strukturat e nyjes. Zakonisht fillon me inflamacion të njërës nyje, më së shpeshti në gishtin e madh të këmbës dhe shfaqet te njerëzit që kanë një përqendrim të lartë të acidit urik në gjak… Masa e parë terapeutike është përdorimi i analgjezikëve dhe barnave antiinflamatore si antireumatiket josteroidë (Ibuprofen, Diklofen, Indometacinë etj.), Kolchicina dhe kortikosteroidet (prednisone), të cilat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur ose në simptomat e para”- thuhet në këtë shkrim. Ndërsa sipas shkrimit tjëtër, artriti reaktiv (sindroma Reiter) është një formë kronike e artritit që shoqërohet me: inflamacion të nyjeve(enjtje), inflamacion i syve (konjuktiviti) dhe inflamacion i traktit gjenital, urinar ose gastrointestinal. “Artriti trajtohet sipas rregullave të zakonshme për trajtimin e inflamacionit dhe dhimbjeve të nyjeve në sëmundjet reumatizmale. Mjeku përshkruan edhe ilaçe antiinflamatore josteroide (që veprojnë për të qetësuar inflamacionin dhe dhimbjen), por, edhe kortikosteroide (efekt i fortë antiinflamator) për të reduktuar inflamacionin në zonën e prekur, të cilat do t’ju lejojnë të keni aktivitet normal. Sulfasalazina është gjithashtu e dobishme. Nëse simptomat vazhdojnë pavarësisht nga administrimi i këtyre medikamenteve, mund të merret parasysh azatioprinë ose metotreksat. Injeksionet lokale të kortikosteroideve depo mund të zvogëlojnë simptomat e entezopatisë ose oligoartritit rezistent”- thuhet në këtë shkrim.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software