About: http://data.cimple.eu/claim-review/ec5764948b9b5592606088906676a248f4cddee96eea90d645e205a6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Oferta e rreme për kredi në dollarë amerikan Deklarata Ju mund të huazoni para! Kontrolloni shumën! Kredi personale. JU MUND TË HUAZONI PARA! Telefoni, Emri Vlerësimi Rrenë Postimi “Ju mund të huazoni para! Kontrolloni shumën! Kredi personale. JU MUND TË HUAZONI PARA! Telefoni, Emri”- është i rremë. Ky postim është bërë nga një faqe në Facebook, e hapur më 25.09.2024 dhe kur klikohet postimi, linku të dërgon në një uebfaqe, në të cilën nuk ka asnjë njoftim për çështje të kredive. As faqja në Facebook e as domeni nuk përkojnë me ndonjë prej institucioneve financiare të licensuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Bazuar në Ligjin për BQK të drejtën e kreditimit e kanë vetëm institucionet e licensuara. Artikulli Më 09.11.2024, faqja në Facebook Innovate & Influence (arkiva) ka publikuar një ofertë për kredi. “Ju mund të huazoni para! Kontrolloni shumën!”- shkruan në titull të kësaj oferte. Për të huazuar kërkohet vetëm emri dhe numri i telefonit. “Kredi personale. JU MUND TË HUAZONI PARA! Telefoni, Emri” shkruan në infografikën e publikuar nga kjo faqe. Faqja në Facebook Innovate & Influence është krijuar më 25.09.2024 (arkiva) dhe adresa e personave që e menaxhojnë atë është në Ukrainë. Kur klikon mbi këtë lajm, linku të dërgon te uebfaqja online-loans-intl-2864945.zone (arkiva), përmbajtja e së cilës nuk ka të bëjë asgjë me atë të faqes në Facebooku Innovate & Influence (arkiva). Për dallim nga faqet tjera, të cilat Krypometër i ka verifikuar, të cilat kanë pasur edhe mundësinë e komunikimit online, Innovate & Influence (arkiva) nuk e ka një gjë të tillë. Krypometër e ka kontrolluar edhe uebfaqen e BQK, përkatësisht listën e institucioneve financiare të licensuara/ regjistruara në Kosovë dhe aty nuk figuron asnjë institucion me emrin “Innovate & Influence (arkiva). Në një përgjigje me shkrim, BQK ka lutur qytetarët që të mos bien pre e këtyre postimeve, të cilat mund të jenë të rrezikshme. “Publikimet e tilla, sikurse këto të profileve në Facebook, nuk korrespondojnë me ndonjë institucion financiar të licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK). Andaj, postimet e tilla krijojnë paqartësi dhe rrezik për qytetarët. Me këtë rast, ju inkurajojmë që t’i shfrytëzoni të gjithat mënyrat që i keni në dispozicion, për t’i larguar këto njoftime.”- thuhet në përgjigjen e BQK. Bazuar në Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, të gjitha institucionet që kanë të drejtë dhënien e kredive duhet të licensohen paraprakisht nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Për licensim nga BQK, institucioneve u kërkohen të plotësojnë një varg obligimesh që i kërkon Ligji.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software