About: http://data.cimple.eu/claim-review/ec9075ec7e0bf988cf9d375aac85b7d1735065a8074331333d47f796     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Smajl Latifi nuk e mban premtimin për zbatimin e të gjitha rekomandimeve të Auditorit Deklarata “Për vitin 2018 kemi pasur një sërë rekomandimesh dhe këtë vit po besoj që 9 prej tyre konsiderojmë që janë plotësisht të zbatuara deri më tani, të tjerat janë pjesërisht të zbatuara dhe deri në fund të vitit 2019 konsiderojmë që do të adresohen të gjitha rekomandimet” Vlerësimi Rrenë Zbatueshmëria e rekomandimeve nga Komuna e Rahovecit nuk është siç e ka premtuar kryetari Smajl Latifi. Në raportin e vitit 2019, i cili është publikuar këtë vit, del që Komuna e Rahovecit ka zbatuar 5 rekomandime, 3 rekomandime nuk janë zbatuar, 2 janë mbyllur, 9 janë në proces të zbatimit dhe 2 pjesërisht të zbatuara. Artikulli Në debatin për gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit për Komunën e Rahovecit, të mbajtur rreth një vit më parë, kryetari Smajl Latifi, kishte premtuar se komuna e drejtuar nga ai deri në fund të vitit 2019 do t’i zbatojë të gjitha rekomandimet e marra nga Auditori. “Për vitin 2018 kemi pasur një sërë rekomandimesh dhe këtë vit po besoj që 9 prej tyre konsiderojmë që janë plotësisht të zbatuara deri më tani, të tjerat janë pjesërisht të zbatuara dhe deri në fund të vitit 2019 konsiderojmë që do të adresohen të gjitha rekomandimet”, kishte deklaruar kryetari Latifi. Në vitin 2018, Komuna e Rahovecit ka marrë 21 rekomandime nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Zbatueshmëria e rekomandimeve nga Komuna e Rahovecit nuk është siç e ka premtuar kryetari Smajl Latifi. Në raportin e vitit 2019, i cili është publikuar këtë vit, del që Komuna e Rahovecit ka zbatuar 5 rekomandime, 3 rekomandime nuk janë zbatuar, 2 janë mbyllur, 9 janë në proces të zbatimit dhe 2 pjesërisht të zbatuara. Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka analizuar dhe krahasuar gjetjet e Auditorit të përgjithshëm në Komunën e Rahovecit në katër vitet e fundit. Gjetjet kryesore të BIRN janë prezantuar nga Visar Prebreza, redaktor i BIRN, në një debat të organizuar në Kuvendin Komunal para asamblistëve, drejtorëve komunalë dhe shoqërisë civile në Rahovec. KALLXO.com vazhdimisht ka publikuar analiza sa i përket raporteve të auditimit të institucioneve qendrore dhe lokale të Kosovës. Në këto analiza kanë shpërfaqur mangësitë, shkeljet dhe çështjet që janë identifikuar ndër vite nga ZKA. Debati në Komunën e Rahovecit në vitin 2019 është organizuar nga BIRN me mbështetjen e Ambasadës britanike. Analizën për Komunën e Rahovecit mund ta lexoni KËTU. Debati në Komunën e Rahovecit është transmetuar live në platformën e KALLXO.com në Facebook. Debat në Komunën e Rahovecit për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 20 septembre 2019
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software