About: http://data.cimple.eu/claim-review/ecfc3c1f2cc9b4c72fb2b708b7066776a4e2b8768f87e13a39ef6762     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e fabrikuar e Kurtit me gruan e tij Deklarata Vetem ne Kosov I besojn kta Tradhtar Vet ne Kosov e familjen diku ne Norvegji Rusi ose Serrbi ky asht turpi I kombit Vlerësimi Rrenë Fotografia në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti më bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen, mbrapa së cilës gjendet simboli i Listës Serbe, është e fabrikuar. Kurti nuk ka publikuar ndonjë fotografi në të cilën shihen simbolet e partisë Lista Serbe. Krypometri pas hulumtimit përmes “Google Lens” ka gjetur se fotoja reale është shkrepur në nëntor të vitit 2021, kur Kurti ka qenë në Forumin e Parisit për Paqe. Artikulli Më 16 korrik 2023, faqja e Facebook-ut “Kanada Hunter” ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me përshkrimin “Vetem ne Kosov I besojn kta Tradhtar Vet ne Kosov e familjen diku ne Norvegji Rusi ose Serrbi ky asht turpi I kombit” (Arkiva). Në fotografi, faqja gjithashtu ka vendosur mbishkrime si “Zdravo me koordinim” dhe “Familjen ne Norvegji, vetë punon dhe sillet si qen endacak në Kosovë”. Fotoja e publikuar, në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti më bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen, mbrapa së cilës gjendet simboli i Listës Serbe, është e fabrikuar. Krypometri pas hulumtimit përmes “Google Lens”, ka gjetur se fotoja reale është shkrepur në nëntor të vitit 2021, kur Kurti ka qenë në Forumin e Parisit për Paqe. Ai në faqen e tij në Facebook, kishte njoftuar se me bashkëshorten e tij, ishte pritur në darkë nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e parë e Francës. “Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff”- kishte shkruar Kurti. Ndërkaq, se fotografia është e manipuluar ka thënë edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili për KALLXO.com ka theksuar se ditëve të fundit ka pasur shtim të fotografive të fabrikuara. “Ditëve te fundit kemi parë një shtim te këtyre lajmeve. Kjo fotografi është manipulim pasi e njëjta është shkrepur kur kryeministri Kurti ka qenë në Forumin e Parisit për Paqe në 2021-tën dhe ka qenë i ftuar për darkë me gruan e tij nga presidenti francez Macron dhe zonja e parë e Francës. Ky lloj i fotografive të manipuluara vijnë në kuadër të luftës hibride me lajme të rreme që i bëhet Kosovës”- ka deklaruar Manxhuka.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software