About: http://data.cimple.eu/claim-review/ed62ffa24f3c5fe7739a5f34ba49515dc95e4fe3dfc9d7ef385f5d8a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i vjetër i publikuar si aktual për vdekjen e futbollistit të ri Deklarata Lajm i trishtë! Ndërron jetë në aksident futbollisti shqiptar Vlerësimi Me kos Postimi në Facebook “Lajm i trishtë! Ndërron jetë në aksident futbollisti shqiptar” nuk është aktual. Në muajin prill 2024 nuk ka vdekur 16-vjeçari, Gabriel Alibeaj. Alibeaj, që ishte futbollist, kishte vdekur në një aksident në shtator të vitit 2023. Lajmin për vdekjen e tij e kishte konfirmuar babai i tij dhe klubi futbollistik në të cilin ushtronte. Artikulli Më 25.04.2024, faqja në Facebook ‘News’ (arkiva) ka publikuar një lajm me titull “Lajm i trishtë! Ndërron jetë në aksident futbollisti shqiptar”. Në artikull thuhet se 16-vjeçari i vdekur ishte Gabriel Alibeaj. Krypometër pas kërkimit në internet ka gjetur se bëhet fjalë për një ngjarje, e cila ka ndodhur në shtator të vitit 2023. 16-vjeçari Gabriel Alibeaj, një shqipëtar në Itali, kishte vdekur më 07.09.2023 pasi u aksidentua në Villafranca Lunigiana. Adoleshenti ishte aksidentuar me një triçikël, të cilin e drejtonte vetë. Dy ditë kishte qëndrur në spital në gjendje të rëndë, mirëpo më pas kishte vdekur për shkak të plagëve të rënda. Mediumi italian Noi tv kishte raportuar se ngjarja kishte ndodhur rreth mesnatës, kur 16 vjeçari kishte rënë përtokë nga triçikleta dhe si pasojë kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kokë. Vdekjen e tij e kishte njoftuar edhe skuadra e futbollit në të cilën ai ka luajtur, ‘Lunigiana Pontremolese 1919’, të cilët në një postim në Facebook kishin shprehur dhimbjen më të thellë për atë që ka ndodhur. “Në këtë moment nuk ka fjalë për të shprehur dhimbjen që ndjejmë. Pusho në paqe Gabriel”- thuhet në postim. Edhe babai i tij, Altin Alibeaj kishte njoftuar për vdekjen e djalit të ti, duke shkruar në Facebook “Ju falënderoj të gjithëve për lutjet tuaja. Tani lutemi për shpirtin e tij”. 16-vjeçari ëndërronte të bëhej futbollist profesionist. Në skuadrën Lunigiana Pontremolese 1919, Gabrieli konsiderohej lojtar premtues për të ardhmen.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software