About: http://data.cimple.eu/claim-review/edaea52706de78bc31940866f36d010c81a5bb43ad1617deca27e0f7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi se vaksina kundër COVID 19 shkakton çrregullime mendore Deklarata Sjellje të çuditshme të njerëzve pas vaksinës 😮 Veçanërisht ata që i kanë marr nga 3 🙉🙈🙊U thojshim mos, ata jo i besojmë shkencës 🤔 Ani pra, për hajr u qoftë shkenca 😯 Hajr inshallah, si duket këto janë simptomat e para, kushedi çfarë çfarë skenash do shohim në të ardhmen Vlerësimi Rrenë Përshkrimi i videos “Sjellje të çuditshme të njerëzve pas vaksinës 😮 Veçanërisht ata që i kanë marr nga 3 🙉🙈🙊U thojshim mos, ata jo i besojmë shkencës 🤔 Ani pra, për hajr u qoftë shkenca 😯 Hajr inshallah, si duket këto janë simptomat e para, kushedi çfarë çfarë skenash do shohim në të ardhmen 😳” është i rremë. Në këtë video nuk është ofruar asnjë dëshmi se personi në fjalë ka marrë 3 doza të vaksinës kundër COVID 19, e as që vaksinat kanë ndikim të tillë tek personat që i kanë marrë ato. Artikulli Më 28.04.2024 faqja në Facebook, ‘A1TV’ (arkiva) ka publikuar një video, në përshkrimin e së cilës pretendohet se vaksina kundër ‘COVID-19’ shkakton çrregullime mendore. “Sjellje të çuditshme të njerëzve pas vaksinës 😮 Veçanërisht ata që i kanë marr nga 3 🙉🙈🙊U thojshim mos, ata jo i besojmë shkencës 🤔 Ani pra, për hajr u qoftë shkenca 😯 Hajr inshallah, si duket këto janë simptomat e para, kushedi çfarë çfarë skenash do shohim në të ardhmen 😳”- shkruan në këtë video. Se a ka pasur raste që vaksina kundër COVID-19 ka ndikuar në sistemin nervor, Krypometri ka biseduar me drejtorin e Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, Faton Kutllovci. Ai ka thënë se ekzistojnë teori të ndryshme për ndikimin që ka pasur vaksina kundër COVID-19, mirëpo sipas tij duhen vite e vite për të ardhur në një përfundim të tillë. “Nuk ka dyshim që pandemia ka ndiku në rritjen e frikës dhe ankthit, por nuk kemi pasur këso raste. Megjithëkëtë, për të ardhë në një përfundim të tillë na duhen disa vite”- ka thënë drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në QKUK për Krypometër. Krypometër ka pyetur edhe dy infektologë lidhur me efektet që ka vaksina kundër Covid 19. “Sa i përket vaksinës kundër Covid 19 dhe efektet eventuale në sistemin nervor qendror duhet të bëhet një hulumtim i mirëfilltë dhe pas rezultateve të prezantohen të dhënat në mënyrë shkencore, ashtu që këto hezitime me të cilat sot spekulohet në media ose të konfirmohen ose të largohen definitivisht. Një hulumtim i tillë shkencor në bazë të gjerë të popullatës deri më sot nuk është bërë”- ka thënë Dr. Dreshaj. Infektologu Dr. Salih Ahmeti ka thënë për Krypometër se duke u bazuar në përvojat në QKUK, nuk kanë pasur ndonjë rast me komplikime serioze tek personat e vaksinuar kundër Covid 19. Krypometri ka gjetur edhe disa artikuj që verifikues të fakteve në botë i kanë bërë për ndikimin e vaksinës kundër Covid 19 në sistemin nervor. Në njërën nga këto thuhet raportimet se vaksina kundër COVID 19 shkakton simptomat e çrregullimit neurologjik funksional janë të rreme. “Pretendimi se vaksina shkakton çrregullimit neurologjik funksional është e rreme, sepse janë rrethanat rreth vaksinimit që mund të shkaktojnë gjendjen, jo vetë vaksina”- thuhet në këtë studim.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software