About: http://data.cimple.eu/claim-review/ee52e25bcc36876776c3ca8fb22a1ce3fbe3ed9e99e6fe916a7c3926     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena e Haradinajt për nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit Deklarata Unë nuk e kam nënshkru kontratën e asnjë rrugë. Këtë të Gjilanit e ka nënshkru Lutfi Zharku, atë tjetren, Lutfi Zharku, Isa Mustafa apo Hashim Thaçi Vlerësimi Rrenë e kryptë Njoftimi për dhënie të kontratës ishte bërë në kohën e ish-ministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, kur Qeveria Mustafa veçse ishte në detyrë. Por, Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e kishte kthyer në rivlerësim për shkak të parregullsive që kishte gjetur. Rivlerësimi i ofertave ishte bërë në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj. Pas rivlerësimi totali i kontratave të nënshkruara për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit ishte për 11 milionë euro më pak se sa në kohën e qeverisë së Isa Mustafës. Artikulli Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ia ka huqur kur ka folur për kontratën e autostradës së Gjilanit. Në emisionin Debat Pernime duke folur për kontratat e mëdha të nënshkruara nga Qeveria Haradinaj, ky i fundit deklaroi se kontratën për autostradë nuk e ka nënshkruar ai, por Lutfi Zharku. “Një kontratë e kam nënshkru unë, kontrata e Countor Global, është transparente, e lexon në internet. Unë nuk e kam nënshkru kontratën e asnjë rrugë. Këtë të Gjilanit e ka nënshkru Lutfi Zharku, atë tjetren, Lutfi Zharku, Isa Mustafa apo Hashim Thaçi”, tha Haradinaj në Debat Pernime. Kjo nuk qëndron, për shkak se kontrata për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan nuk është nënshkruar nga ministri Lutfi Zharku. Kontrata për Gjilan është nënshkruar nga ministri i partisë së Ramush Haradinajt, Pal Lekaj. Më 12 shkurt të vitit të kaluar Pal Lekaj, para Ahmet Isufi të AAK-së e Zenun Pajazitit të PDK-së kishte nënshkruar kontratën. “…sot nënshkruam kontratat e operatorëve ekonomik për ndërtimin e autorrugës, A 7.1, Prishtinë – Gjilan. Kjo nënkupton që ne shumë shpejt do të fillojmë punimet në materializimin e këtij projekti shumë domethënës për Gjilanin, por edhe për Kosovën dhe lidhjen e saj me korridore”, kishte shkruar Pal Lekaj ditën e nënshkrimit të kontratës, në shkurt të vitit të kaluar. https://kallxo.com/shkurt/nenshkruhet-kontrata-per-autostraden-e-gjilanit/ Njoftimi për dhënie të kontratës ishte bërë në kohën e ish-ministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, kur Qeveria Mustafa veçse ishte në detyrë. Por, disa kompani ishin ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit duke pretenduar se kishte shkelje ligjore. Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik e kishte kthyer në rivlerësim për shkak të parregullsive që kishte gjetur. Rivlerësimi ishte bërë në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj. Pas rivlerësimi totali i kontratave të nënshkruara për ndërtimin e Autostradës së Gjilanit ishte për 11 milionë euro më pak se sa në kohën e qeverisë së Isa Mustafës. Por, Drejtësia në Kosovë kishte gjetur se autostrada e Gjilanit po betonohej me betonin që ishte blerë në biznesin e familjes së zv.ministrit të AAK-së, Rexhep Kadriu.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software