About: http://data.cimple.eu/claim-review/efab9886262cee0dc875b08a4d42d4a6e17405ea53ee800460861f6a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se papillomat shkaktojnë kancerin Deklarata Lythat dhe papillomat= parazitë në organizëm Vlerësimi Rrenë Postimi me titull “Lythat dhe papillomat= parazitë në organizëm”- është i rremë. Në këtë postim është bashkangjitur një artikull në të cilin janë cituar mjekë fiktivë dhe janë përdorë fotografi të mjekëve nga Ukraina për t`u prezantuar si mjekë nga Kosova. Në këtë artikull janë bërë konstatime të rreme se gjoja çdo papillomë që personat kanë në trup kthehet në kancer. Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi, ka thënë se Papillomat nuk shkaktojnë kancer, por mund të shndërrohen në kancer nën veprimin e faktorëve të jashtëm kancerogjen, e që mund të jenë të ndryshëm. Artikulli Më 05.09.2024 faqja në Facebook ‘Faxed over and’ (arkiva) ka publikuar një artikull në të cilin pretendohet se papillomat shndërrohen në kancer. “Lythat dhe papillomat= parazitë në organizëm”- shkruan në këtë postim. Kur klikon mbi lajmin, vegëza të dërgon te faqja e internetit ‘beautylife-du.net’ (arkiva), në të cilin është publikuar një artikull me titull “Për shumë njerëz ky dimër do të jetë i fundit në jetë…’ Arta Dervishi paralajmëroi njerëzit me papiloma për rrezikun vdekjeprurës”. Në fillim të artikullit thuhet “Çfarë duhet të bëni nëse në trupin tuaj shfaqen papiloma, lytha, “njolla” ose pika të kuqe? Shenjat e para të kancerit të lëkurës”. Tutje në artikull citohet Arta Dervishi, për të cilën thuhet se ka listuar disa pasoja që pretendohet se vijnë nga papillomat. Dervishi është prezantuar me një video disa sekondëshe. “Cilat mund të jenë pasojat e papilomave: kancer i lëkurës; kancer i qafës së mitrës kancer i gjirit; kancer i kanalit anal; kancer i penisit te burrat si dhe një sërë sëmundjesh të tjera kanceroze”- thuhet tutje në artikull. Përmes kërkimit të fotografive në Yandex, Krypometër ka gjetur se personi që është prezantuar në artikull si Arta Dervishi, në të vërtetë është Olga Bogomolets. Në artikull citohet edhe Drita Hoxha, por Krypometër ka gjetur se fotografia me të cilën është është ilustruar ajo, i takon Olga Bogomolets, mjeke nga Ukraina. Me fotografinë e Olga Bogomolets është ilustruar edhe Drita Hoxha e cila sipas artikullit “konsiderohet si një nga specialistet më të mira të sëmundjeve infektive në vend, autore e metodave unike të pastrimit të organizmit të cilat përdoren në mbarë botën”. “Përfundimisht, parazitët herët a vonë çojnë në anemi, meningjit, hepatit dhe kancer. Por deri atëherë, ata torturojnë personin për vite me radhë, duke shtypur ngadalë funksionet jetësore të organeve dhe duke shkaktuar një tufë të tërë sëmundjesh të ndryshme”- thuhet në këtë artikull. Krypometër, ka kontrolluar edhe listën e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe aty nuk asnjë mjek të regjistruar me emrin Arta Dervishi apo Drita Hoxha. Në bazë të ligjit për Odat e profesionistëve shëndetësor (neni 8) për të ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë, secili profesionist shëndetësor duhet të licencohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës. Lista e gjithë mjekëve të licencuar e që mund të ushtrojnë profesionin e tyre në Kosovë është e publikuar në ueb-faqen e Odës së Mjekëve të Kosovës. “Parazol”, është produkti që rekomandohet për heqjen e këtyre parazitëve. Krypometri ka kërkuar edhe tek lista e produkteve- ilaçeve që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse i njëjti është i lejuar për t`u shitur dhe tregtuar në Kosovë. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se produkti ‘’Parazol”, nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”. Për t’i verifikuar më tej pretendimet e bëra në këtë artikull, Krypometër ka kontaktuar me drejtorin e Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, i cili e ka mohuar këtë pretendim. Ai ka thënë se papillomat nuk shkaktojnë kancer. “Papillomat nuk shkaktojnë kancer, por mund të shndërrohen në kancer nën veprimin e faktorëve të jashtëm kancerogjen që mund të jenë të ndryshëm”- ka thënë Kurtishi. Krypometër ka kontaktuar me Rexhep Morinën, specialist i Dermatologjisë, i cili ka thënë se shkaktari i papillomave ështe HPV (human papilloma virus) dhe se njihen më shumë se 70 nëntipe të këtij virusi. Përshkrimi i barnave për trajtim të papillomave bëhet në vartësi të nëntipit të këtij virusi. “Varësisht prej nëntipit kemi edhe prezencë të lythave të njohur si verrucae vulgaris, genitalis (condylloma) si dhe fibromave nëpër regjione të ndryshme. Trajtohen me metoda dhe preparate të ndryshme si: Kryotherapi (azot i lëngët), termokater, laser dhe preparate si: TCA, podophilotoxin, imiquimod, etj..”- ka thënë Morina për Krypometër.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software