About: http://data.cimple.eu/claim-review/f0476f0fea02b00a6ef58b6d02f86b340acd04bcdad9e17f2f5486f0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agron Kuçi, kryetar i komunës së Junikut Mbajtja e fjalës për varrezat dhe ndriçimin në Junik Deklarata Agron Kuçi: “Brenda 2-3 jave ndriçohet rruga e poshtme “Agim Ramadani”, ka thënë Kuçi në debatin e mbajtur në vitit 2017. Vlerësimi E vërtetë Komuna e Junikut e ka ndriçuar rrugën e poshtme si dhe janë funksionalizuar varrezat në lokacionin e ri. Të dy këto premtime, kryetari i rizgjedhur i Junikut i kishte dhënë në debatin për kryetar të Komunës përball Jeta Xharrës. Artikulli Kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi kishte premtuar që ndriçimi i pjesës së poshtme të lagjes “Agim Ramadani”, do të përfundonte vetëm tri javë pas rizgjidhej kryetar. “Janë hapur procedurat e prokurimit. Lagja Agim Ramadani pjesa e epërme veç është e ndriçuar e gjithë, vetëm pjesa e poshtme nuk është e ndriçuar dhe ka një defekt në një rele… dmth brenda 2-3 jave ajo kryhet”, ka thënë Kuçi në debatin e mbajtur në vitit 2017 (shih KËTU nga 40:56). KALLXO.com ka dërguar pyetje në komunën e Junikut për të marrë vesh nëse kryetari e ka mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore. “Po është bërë ndriçimi i pjesës së poshtme të lagjes “Agim Ramadani”, thuhet në përgjigjen e komunës së Junikut. Gjatë debatit për kryetar të komunës së Junikut, Agron Kuçi kishte premtuar që gjatë vitit 2018 do të funksionalizoheshin edhe varrezat, një projekt i financuar nga organizata “Sëiss Cooperation”. “Ka me u funksionalizu vitin e ardhshëm (2018)”, kishte thënë Agron Kuçi gjatë debatit në vitin 2017. Mosmirëmbajtja e këtij projekti kishte bërë që vendi ku ishte planifikuar të varroseshin njerëzit të kaplohej nga therrat. Kryetari Agron Kuçi e ka mbajtur edhe premtimin e dhënë për funksionalizimin e projektit të varrezave. “Varrezat janë funksionalizuar. Ketë muaj kemi pasur edhe rastet e para të varrosjes së qytetarëve të Junikut”, thuhet në përgjigjen e komunës së Junikut. Agron Kuçi është zgjedhur për të tretën herë në krye të komunës së Junikut me rreth 7 mijë banorë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Agron Kuçi është zgjedhur kryetar i Junikut qysh në raundin e parë të zgjedhjeve të zhvilluara me 22 tetor. Kandidati Agron Kuçi ka fituar me 1 mijë e 499 ose 57.88 për qind kundrejt tre kandidatëve të tjerë nga LDK, Vetëvendosje dhe PDK që synonin pozitën e të parit të Junikut.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software