About: http://data.cimple.eu/claim-review/f067f4ef880177259a0ed7764a16b67d0a3f7b54d929f64ce3a74b8b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Informacioni i rremë se ushtria e Kosovës do të vendoset në veri Deklarata “Ushtria E Kosovës do te vendoset ne veri per mbrojtjen e kufinit” Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Ushtria E Kosovës do te vendoset ne veri per mbrojtjen e kufinit” është i rremë. Krypometri ka verifikuar materialin origjinal dhe ka konstatuar se kryeministri Albin Kurtin nuk e ka thënë një deklaratë të tillë. Ndërsa burimet zyrtare të FSK-së kanë konfirmuar se nuk ka vendosje të ushtrisë në zonën e veriut. Artikulli Më 30.09.2023, faqja syncclipsy (arkiva) në TikTok e ka publikuar një video-material të një deklarate të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në përshkrim të videos thuhet se “Ushtria E Kosovës do te vendoset ne veri per mbrojtjen e kufinit”. Krypometri ka kontrolluar faktet e paraqitura në material dhe ka gjetur se përshkrimi është informacion i rremë dhe për më tepër, nuk përshtatet me përmbajtjen e videos. Në këtë material është paraqitur Kurti gjatë fjalimit që e kishte mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje që është mbajtur më 30.09.2023. Krypometër ka vërtetuar se Albin Kurti në këtë mbledhje nuk kishte deklaruar se “ushtria e Kosovës do të vendoset në veri për mbrojtjen e kufirit”. Ai kishte folur për zotimin që e kishte bërë ish-kryeministri Hashim Thaçi ndaj KFOR-it që FSK nuk do të dislokohet në katër komunat veriore të Kosovës pa lejen paraprake të KFOR-it. “Vigjilenca dhe gatishmëria jonë për veriun është dëshmuar që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me aleatët tanë ndërkombëtar dhe praninë e KFOR-it atje. Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë s’është ndëshkuar, ajo i ka përsëritur krimet”- pati deklaruar Kurti më 30 shtator 2023, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjithashtu, Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e FSK-së, Vëllaznim Qerimi, i cili ka thënë se informacioni i paraqitur, është i rremë. “Është e rreme. Videoja në fjalë s’ka të bëj asgjë me FSK-në”- ka deklaruar Qerimi në deklaratë për Krypometër. Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për media që është mbajtur gjatë vizitës së tij në Kosovë më 20.11.2023, tha se çdo dislokim i Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të marrë pajtimin e NATO-s. Në vitin 2013, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës, kishte ofruar “garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë veprime në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”. Thaçi kishte dërguar letër për këtë zotim tek ish-shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software