About: http://data.cimple.eu/claim-review/f4f1806c0d8156b68509cf3deb3de768df2f36f802b4a4b01acad9ef     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Tentimi për të shitur çajin përmes informacioneve të rreme Deklarata Metodat e Kosovës për trajtimin e diabetit mellitus janë vetëm befasuese. Një endokrinologe e njohur gjermane ka dhënë një intervistë të sinqertë për një televizion kosovar Vlerësimi Rrenë e kryptë Artikulli me titullin “Metodat e Kosovës për trajtimin e diabetit mellitus janë vetëm befasuese. Një endokrinologe e njohur gjermane ka dhënë një intervistë të sinqertë për një televizion kosovar” është i rremë. Personazhet që janë cituar në këtë artikull janë fiktivë. Është përdorë fotografia e Janusz Skalski, kardiokirug polak. I njëjti është cituar si mjek gjerman. Artikulli Më 15 janar 2023, faqja e internetit “Shoqëria” ka publikuar një artikull me titullin “Metodat e Kosovës për trajtimin e diabetit mellitus janë vetëm befasuese. Një endokrinologe e njohur gjermane ka dhënë një intervistë të sinqertë për një televizion kosovar”. Në këtë artikull thuhet se mënyra e trajtimit të diabetit në Kosovë është e gabuar dhe se mënyra më e shpejtë e shërimit të diabetit të tipit 2 është duke përdorur një çaj të quajtur “DiaTea”. Kjo është bërë duke cituar një mjek fiktiv të quajtur Rudolf Martin, për të cilin thuhet se ka dhënë një intervistë për një televizion kosovar, por nuk tregohet emri i televizionit. Pas kërkimit në internet, nuk kemi gjetur që Rudolf Martini ka dhënë ndonjë intervistë për ndonjë televizion të njohur në Kosovë. Deri sa në titull thuhet se bëhet fjalë për një mjeke me specializim endrokrinologe, në artikull përmendet mjeku Martin Rudolf. Pas një kërkimi në internet rezulton se nuk është ka mjek të njohur gjerman me emër Rudolf Martini. Në fakt, Martin Rudolf është një aktor gjerman. Në artikullin e publikuar është publikuar një fotografi gjoja e Rudolf Martin, por fotografia është e rreme pasi në fotografi është Janusz Skalski, kardiokirug polak. Gjithë artikulli dhe rekomandimet janë shkruar me qëllim që lexuesit të nxiten të blerjnë çajin equajtur “DiaTea”. Madje, në fund të artikullit, paraqitet një rulet që çdoherë i ofron lexuesit një zbritje të çajit në vlerë 50%. Aty po ashtu thuhet gjithmonë se kanë mbetur vetëm 5 copë në dispozicion, prandaj duhet porositur sa më shpejt. Në këtë artikull është përdorur strategjia e njëjtë për tentimin e shitjes së produktit “DiaTea” përmes lajmeve të rreme. Për shitjen e këtij produkti, janë publikuar edhe dy krypometra, më 4 nëntor 2022 dhe 9 nëntor 2022.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software