About: http://data.cimple.eu/claim-review/f5ffff1378169235fec5cb8b7d36f1b87a3b1ffa87a28fb5a748ba1f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com Rrena e Thaçit: Jam Votuar Prej 2/3 të Deputetëve Deklarata Hashim Thaçi: Përkushtimet e mia edhe më herët, por edhe tash si president i Kosovës, si president i të gjithë qytetarëve të vendit, sepse unë jam votuar prej 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës edhe prej partive politike shqiptare edhe atyre joshqiptare dhe u jam mirënjohës për këtë besim. Vlerësimi Rrenë e kryptë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka fryrë votat për zgjedhjen e tij president. Deklarata e tij është e pasaktë, pasi ai është zgjedhur president vetëm pas raundit të tretë të seancës së 26 shkurtit të vitit 2016, me gjithsej 71 vota. Përderisa Thaçi provonte raund pas raundi e nën tymin e gazit lotsjellës të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë president, jashtë po protestohej njëjtë si brenda. Artikulli Presidenti Thaçi duket se i ka harruar disa pjesë të datës 26 shkurt të 2016, kur ai ka marrë besimin e deputetëve për t’u bërë President. Presidenti Thaçi nuk kishte arritur që të zgjidhet në dy raundet e para për shkak që nuk i mori 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Atij iu desh të presë edhe votimin e tretë, ku mjaftonte një shumicë e thjeshtë prej 61 votash, që të zgjedhet president. Përveç mungesës së votave, Presidenti Thaçi është zgjedhur në një seancë maratonike, në të cilën kishte edhe hedhje të gazit lotsjellës. Por, Thaçi ia shtoi vetes 10 vota, duke thënë së është votuar nga 2/3 e deputetëve të Kosovës. “Përkushtimet e mia edhe më herët, por edhe tash si president i Kosovës, si president i të gjithë qytetarëve të vendit, sepse unë jam votuar prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës edhe prej partive politike shqiptare edhe atyre joshqiptare dhe u jam mirënjohës për këtë besim”, tha Presidenti në takimin që kishte me gazetarë. Deklarata e Thaçit nuk është e vërtetë. Presidenti Thaçi mori besimin e deputetëve tek në raundin e tretë duke marrë 71 vota, e që me një matematikë të thjeshtë kuptohet që nuk janë 2/3 por 10 vota më pak. http://kallxo.com/hashim-thaci-zgjedhet-president-i-kosoves/ Përderisa Thaçi provonte raund pas raundi e nën tymin e gazit lotsjellës të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë president, jashtë po protestohej njëjtë si brenda. http://kallxo.com/eskalon-situata-jashte-kuvendit/ http://kallxo.com/kadri-veseli-permend-shperndarjen-e-kuvendit/
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software