About: http://data.cimple.eu/claim-review/f60d3463ba83a542c419cb537a1a7d4b59e243c4804291e1979a1b1a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se pjesëtari i FSK-së komentoi në përkrahje të Hamasit Deklarata Pjesëtari i FSK’së i del kundër shtetit të Kosovës, përkrah masakrën e terroristëve të Hamasit ku ishin 40 foshnje Vlerësimi Rrenë Lajmi i publikuar në Gazetën Metro me titull “Pjesëtari i FSK’së i del kundër shtetit të Kosovës, përkrah masakrën e terroristëve të Hamasit ku ishin 40 foshnje”- është i rremë. Ministria e Mbrojtjes ka thënë se personi që ka bërë një koment të tillë nuk është pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. I njëjti ka qenë pjesë e FSK-së, mirëpo është demilitarizuar në vitin 2018. Krypometri ka kontaktuar edhe me personin e apostrofuar, i cili poashtu ka thënë se nga viti 2018 nuk është pjesë e FSK-së. Artikulli Më 11 tetor 2023 Gazeta Metro (arkiva) ka publikuar një artikull më titull “Pjesëtari i FSK’së i del kundër shtetit të Kosovës, përkrah masakrën e terroristëve të Hamasit ku ishin 40 foshnje” (arkiva). Gazeta Metro ka raportuar se një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka komentuar në lajmin në të cilin në Izrael dje u vranë të paktën 40 foshnje, duke shprehur respekt për Hamasin, të cilët sipas tij kanë qenë profesionalist në këtë masakër. “Pjesëtari i FSK’së, Hajzer Shyti nga Mitrovica, ka komentuar në një postim në Facebook, duke thënë se edhe këto foshnje ishin bërë si izraelitët”- thuhet brenda këtij artikulli. Shyti në profilin e tij në Facebook ka fotografi me uniformë të FSK-së, mirëpo tek punësimi ka treguar se në të kaluarën ka qenë pjesë e FSK-së ndërsa aktualisht punon si instruktor personal për fitnes. Lidhur më këtë shkrim ka reaguar Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate përmes të cilës sqarojnë se lajmi nga kjo gazetë është shpifje, ngase Shyti nuk është më pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Njoftojmë mediat dhe qytetarët se emri i lakuar i qytetarit Hajzer Shyti, në portalin METRO, nuk ka të bëjë fare me FSK-në, i apostrofuari është demobilizuar prej FSK-së para 5 (pesë) viteve”- thuhet në njoftimin e Ministrisë. Krypometri ka kontaktuar edhe personin e aprostrofuar në lajmin e Gazetës Metro, Hajrez Shytin, i cili e ka konfirmuar se nuk është më pjesë e FSK-së “Prej vitit 2018 nuk jam më pjesë e FSK-së”- ka deklaruar ai për Krypometrin. Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje që lajmet që kanë të bëjnë me imazhin e ushtrisë, fillimisht të verifikohen. “Lusim mediat që, çdo herë e aq më tepër në rrethana të jashtëzakonshme të verifikojnë lajmet e rreme që kanë të bëjnë me imazhin e ushtrisë e të shtetit. Të kenë kujdes të mos japin lajme të pa verifikuara, se kështu i bëjnë shërbim vetëm atyre që nuk e duan shtetin e Kosovës dhe sigurinë e saj”- thuhet më tej në njoftim. Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër sulmin terrorist të militantëve të Hamasit ndaj shtetit të Izraelit, si pasojë e të cilin qindra civilë janë vrarë e shumë tjerë janë plagosur. Sipas të dhënave të fundit nga BBC numri i të vdekurve në Izreal ka arritur në 1,200 që nga sulmet e ditës së shtunë, derisa më shumë se 1,100 persona në Gaza kanë vdekur si pasojë e kundër- sulmeve ajrore nga Izraeli. Derisa, mediat lokale raportojnë për mijëra të plagosur si dhe dëme materiale në infrastrukturë e objekte banimi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software