About: http://data.cimple.eu/claim-review/f6b6500e1a967970e09f0d6d0e98439e23d411fdb361972a70d114e8     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Aliu: Rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundojë këtë vit Deklarata Liburn Aliu (11.08.2021) – “Rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundojë këtë vit”. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të monitorojë nëse punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë do të përfundojnë këtë vit, ashtu siç ka premtuar ministri Liburn Aliu. Artikulli Kanë kaluar gati 5 vite që kur është përuruar projekti për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë por ajo ende nuk ka përfunduar. Zgjerimi i kësaj rruge ka filluar në kohën kur kryetar i Komunës së Podujevës ka qenë Agim Veliu dhe ministër i Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Punimet në këtë rrugë kishin vazhduar edhe gjatë mandatit të ministri Pal Lekaj. Më 3 tetor të vitit 2018 është bërë asfaltimin e segmentit të katërt të kësaj rruge. “Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga drejtori i Urbanizmit të Podujevës, Hamdi Jaha, të mërkurën vizitoi fillimin e asfaltimit të segmenti i katërt të zgjerimit të rrugës Rajonale, Prishtinë – Podujevë. Ky segment ka gjatësi prej 1.4 kilometra”, thuhej në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës në vitin 2018. Më 23 korrik 2021, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se po asfaltohej shtresa e parë në projektin “Ndërtimi i rrugës nacionale N25, segmenti Besi – Podujevë, Llot 4”. “Mision e kemi që sa më parë të përfundohen projektet që janë zvarritur me vite të tëra”, kishte shkruar Durmishi në Facebook. Ndërkohë, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka premtuar se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë do të përfundojnë këtë vit. “Rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundojë këtë vit”, ka thënë ministri Aliu në emisionin KallxoPernime.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software