About: http://data.cimple.eu/claim-review/f7217a7cbcac0ad0a2c7d4e560a83b1dd940f53d7e8c55c1410774be     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e montuar e Shefqet Krasniqit Deklarata Fotografia e Shefqet Krasniqit Vlerësimi Rrenë Fotografia në të cilën shihet Shefqet Krasniqi në uniformë të ushtrisë së Jugosllavisë dhe përshkrimi i saj “Pse serbija hogjallarve uajep liqnakaaaartat kurse veteranet e uckes i Burgos i maltrton” janë të rremë. Krypometër përmes instrumentit të kërkimit të fotografive “Google Lens”, ka gjetur fotografinë origjinale, në të cilën shihet i dënuari për krime lufte Ratko Mlladiq. Artikulli Më 25.02.2024, një profil në Facebook (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet imami Shefqet Krasniqi në uniformë të ushtrisë së ish-Jugosllavisë. Kjo fotografi është shpërndarë me përshkrimin “Pse serbija hogjallarve uajep liqnakaaaartat kurse veteranet e uckes i Burgos i maltrton”. Krypometër përmes instrumentit të kërkimit të fotografive “Google Lens”, ka gjetur fotografinë origjinale, në të cilën shihet i dënuari për krime lufte Ratko Mlladiq. Shefqet Krasniqi është profesor i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Krasniqi në një intervistë kishte thënë se ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Po është e vërtetë ajo, e kam thënë edhe më herët që deri vonë nuk e kam bërë publike që kam qenë. Nuk kam shku për kapuç unë atje, as për me marr letër që jam komandant lufte apo ushtar, se ja kam pasë borxh vatanit me e kry një obligim. Nuk është obligimi vetëm me dhënë ders, atëherë ka qenë koha me dhënë jetën, me u ballafaqu me armikun”- ka deklaruar ai më 10.04.2015. “Ka qenë kohë e luftës, jemi mundu me dhënë një kontribut të vogël, por nuk kam dashur as ta bëj publike, e as ta paraqes kërkesën fare për veteran por, i takon meritë e veçantë komandantit tonë Rrustem Berishës, ishte kërkesë e tij”- pati shtuar Krasniqi. Krasniqi ka qenë i akuzuar për shtytje për terrorizëm, nxitje të urrejtjes dhe shmangie nga tatimi, por i njëjti ishte liruar nga gjitha akuzat më vendim të Gjykatës së Apelit, më 01.10.2018. Në anën tjetër, Ratko Mlladiq, ish-komandanti i Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës Srpska nga 12.05.1992 deri të paktën më 08.11.1996, u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Konkretisht, gjykata vendosi se Mlladiq i kreu këto krime përmes “rolit të tij kryesor” në katër ndërmarrje të përbashkëta kriminale. Mlladiq është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 2017 për rolin e tij në masakrën e Srebrenicës. Aktakuza kundër tij është ngritur më 24.07.1995. Pasi ka kaluar gati 16 vjet në arrati, ai është arrestuar në Serbi më 26.05.2011 dhe është transferuar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë më 31.05.2011.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software