About: http://data.cimple.eu/claim-review/f8595cbb3fe586541ea4b38b732de2c0fbc1cf87620d6c136bcc8aad     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendohet pa fakte se disa produkte e trajtojnë diabetin Deklarata Super sublimente per diabet. Ato qe i kan provu e dijn efektin e tyre, provoni dhe binduni Vlerësimi Me kos Postimi “Super sublimente per diabet. Ato qe i kan provu e dijn efektin e tyre, provoni dhe binduni” nuk është i bazuar në fakte. Në këtë postim nuk janë ofruar fakte që dëshmojnë se suplementet e reklamuara kanë ndikim tek personat me diabet. Suplementet që janë postuar në këtë faqe nuk kanë Autorizim të Marketingut në Kosovë, që i bie se të njëjtat nuk mund të tregtohen si ilaçe apo suplimente. Endokrinologët thonë se diabeti është një sëmundje kronike dhe komplekse, e cila kërkon trajtim të kujdesshëm dhe të personalizuar, prandaj kanë rekomanduar që pacientët të konsultohen me specialistët para se të vendosin për ilaçet që do të përdorin. Artikulli Më 15.03.2024, një faqe në Threads, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Super sublimente per diabet. Ato qe i kan provu e dijn efektin e tyre, provoni dhe binduni”. Në këto postime reklamohen disa produkte, suplemente të cilat thuhet se përdoren për sëmundjen e diabetit, si: Argi+, Aloe Vera Gel, Forever Artctic Sea, Aloe Blossom Herbal Tea. Në këtë postim nuk është dhënë asnjë sqarim rreth këtyre produkteve dhe ndikimit të tyre tek personat e diagnostifikuar me sëmundjen e diabetit. Krypometër ka kërkuar në faqen e Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale, por këto produkte nuk gjenden në listën e ilaçeve dhe suplementeve që kanë Autorizim Marketingu dhe rrjedhimisht nuk mund të tregtohen në Kosovë. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”. Krypometër ka pyetur edhe endokrinologun, Amir Rexhepi lidhur me këto suplemente. Ai për Krypometër ka thënë se nuk ka informacione për këto produkte, duke shtuar se diabeti është sëmundje kronike dhe si e tillë kërkon trajtim të kujdesshëm dhe të personalizuar. “Është e rëndësishme të theksoj që diabeti, duke qenë një sëmundje kronike dhe komplekse, kërkon trajtim të kujdesshëm dhe të personalizuar. Trajtimi i diabetit bazohet në disa shtylla kryesore: një dietë e shëndetshme dhe e balancuar, aktiviteti fizik i rregullt, përdorimi i terapisë me tableta dhe, në rastet kur është e nevojshme, trajtimi me insulinë”- ka thënë Rexhepi për Krypometër. Ai ka shtuar që trajtimi për sëmundjen e diabetit duhet të bëhet gjithmonë nën mbikëqyrjen e endokrinologut ose mjekut specialist. “Përdorimi i barnave ose produkteve që nuk janë verifikuar dhe rekomanduar nga mjeku mund të rezultojë i rrezikshëm dhe të shkaktojë komplikime serioze në shëndetin e pacientit. Prandaj, gjithmonë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për çdo trajtim dhe të ndiqni udhëzimet e tij për menaxhimin e sëmundjes”- ka shtuar tutje ai. Astrit Haxhijaha, specialist i farmacisë klinike, ka thënë se personat e diagnostifikuar me diabet duhet të konsultohen me specialistë të fushës para se të vendosin që të përdorin ilaçe e suplimente. “Të gjitha këto produkte futen në kategorinë e produkteve dietale, prandaj secili produkt është i obliguar të përmbajë deklaracionin që nënkupton vendin e origjinës dhe detaje të tjera. Fillimisht Argi apo L-Arginina është produkt fitnesi dhe më së miri rekomandohet nga nutricistë të certifikuar ose farmacistë dhe asnjëherë të mos blihen pa konsultë të profesionistit kompetent. Produktet e tjera janë të njëjtat për nga efekti mirëpo në forma të lëngshme dhe në formë të çajërave”- ka thënë Haxhijaha për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software