About: http://data.cimple.eu/claim-review/f91b684f6b40c5da13aef065cbf11e7388f80b888624cf4c38e7e1d7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Premtimet e partive për vetingun në gjyqësor Deklarata AAK: Verifikimi duhet të jetë mandator LDK: Vetingu përfundon brenda 3 viteve LVV: Vetingu përfundon brenda mandatit Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të vazhdojë monitorimin e mbajtjes së premtimeve nga partitë të cilat do të marrin pushtetin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në lidhje me vetingun në gjyqësor. Artikulli Kandidatët për deputetë të AAK-së, LDK-së dhe LVV-së debatuan për sundimin e ligjit në “DebatPernime”. Selim Selimi (AAK), Shkëmb Manaj dhe Valdet Hoxha (LDK), Adnan Rrustemi dhe Doarsa Kica (LVV) shpalosën programin e tyre për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Njëra ndër temat për të cilën u dhanë premtime konkrete ishte edhe vetingu në gjyqësor. Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se vetingu duhet të jetë i përhershëm dhe i qëndrueshëm. “Duhet të jetë një veting i përhershëm dhe i qëndrueshëm. Verifikimi duhet të jetë mandator. Mekanizëm që e bën verifikimin e detyrueshëm, të përhershëm dhe të qëndrueshëm. E përkrahim skenarin e përzier të vetingut. Ne mendojmë që mund të bëhet dhe nuk duhet të ketë ndryshime kushtetuese”, tha Selimi. Nëse LDK vjen në pushtet, ish-deputeti dhe kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Shkëmb Manaj tha se brenda 3 viteve do të përfundojë vetingu. “Brenda 3 muajve do ta procesojmë ligjin, brenda 3 viteve do ta përfundojmë vetingun dhe më pas t’i fuqizojmë mekanizmat e brendshme”, ka thënë Manaj. Manaj shtoi se vetingu duhet të ndodhë në drejtësi dhe siguri. “Duhet të përfshihet edhe Gjykata Kushtetuese. KPK, KGJK duhet të përfshihen në procesin e vetingut”, potencoi Manaj. Ndërsa kandidati për deputet nga LVV, Adnan Rrustemi tha se LVV do ta përfundojë procesin e vetingut brenda mandatit. “Vetingu do të bëhet përmes Ligjit për vetingun. Duhet të fillojë me KPK-në, KGjK-së, kryetarët e gjykatave, Policinë, AKI-në, intelegjencën financiare. Vetingu do të bëhet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë. Brenda vitit të parë miratohet ligji dhe zgjidhet trupa pra komisionarët e vetingut. Brenda mandatit kryhet vetingu”, përfundoi Rrustemi. Ftesa për të qenë pjesë e debatit ka qenë edhe për PDK-në dhe Nismën Socialdemokrate por ata kanë refuzuar të vijnë në debat dhe të shpalosin programet e tyre qeverisëse. Cikli i “DebatPernime” i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt. Debati do të transmetohet çdo mbrëmje me fillim prej orës 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.123 as of May 22 2025


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data]
OpenLink Virtuoso version 07.20.3241 as of May 22 2025, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 8 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2026 OpenLink Software