About: http://data.cimple.eu/claim-review/f968687c501f8ef959d8b13ca009340856cc5fc0fdb20e65adb32e37     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i vjetër ripublikohet si aktual Deklarata Hashim Thaçi e largoi Tomë Gashin nga pozita e këshilltarit pasi zbuloi se ai po bashkëpunonte me Sërbine Vlerësimi Me kos Në tekstin e shpërndarë me 19 nëntor 2022, thuhet se hapja e rastit në polici ka ndodhë së fundmit. “Dje i kam hapur rast Tomë Gashit. Pesë orë kam qenë në Polici”- thuhet në lajmin e publikuar e në të cilin citohet ish-deputeti, Milaim Zeka. Por, ish-deputeti Zeka nuk i ka hapur rast avokatit Tomë Gashi së fundmi. Deklarimi i Zekës që është perdorë si referencë në atë informacion është bërë 30 shtator të vitit 2020. Artikulli Në 6 qershor 2022, faqja në internet ‘Goandwatch.com’, ka publikuar një informacion me titullin ‘Hashim Thaçi e largoi Tomë Gashin nga pozita e këshilltarit pasi zbuloi se ai po bashkëpunonte me Sërbine’. I njëjti informacion, më 19 nëntor 2022 është shpërndarë në Facebook me në faqet si: ALKS Press, Fol Shqip, Autochthonous Shqipe, Rreth Botës, Arena Shqip, Albania Today, Televizioni Supersky, Populli Shqiptar, Artistet Shqiptar, Humor Shqip, Dubsmash Shqip dhe Gjithcka nga Pak. Në tekstin e shpërndarë me 19 nëntor 2022, thuhet se hapja e rastit në polici ka ndodhë së fundmit. “Dje i kam hapur rast Tomë Gashit. Pesë orë kam qenë në Polici”- thuhet në lajmin e publikuar e në të cilin citohet Milaim Zeka. Por, ky postim është i vjetër. Bëhet fjal për një deklarim të ish deputetit Zeka, i cili me 30 shtator 2020, kishte thënë se e kishte raportuar në Polici avokatin Tomë Gashi. Zeka në atë kohë kishte thënë se e kishte raportuar në Polici, për shkak se sipas tij, Gashi në një postim në Facebook, kishte thënë se Zeka është dëshmitar në Gjykatën Speciale. Po ashtu, Zeka ndër të tjera, kishte dhënë një konstatim për arsyet e largimit të Gashit nga pozita e këshilltarit të kryeministri Hashim Thaçi në mandatin e parë të tij 2008-2011. Kjo deklaratë e Zekës është keqpërdorur dhe është vendosur si titull dhe është ri shpërndarë si lajm aktual.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software