About: http://data.cimple.eu/claim-review/fae33970ed58e17b706a7437044c142e17d17a272d99126426c5ccfe     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e fabrikuar e Berat Buzhalës që portretizohet si Danijel Smigiq Deklarata E njihni Vlerësimi Rrenë Fotografia e Berat Buzhalës me mbishkrimin “E njihni?”, e publikuar nga faqja “Diaspora me Albinin”, është e fabrikuar. Krypometri përmes aplikacionit TinEye ka gjetur se në fotografinë reale është Danijel Smigiq, shofer i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq. Vetë Berat Buzhala kishe bërë një postim në lidhje me fotografinë virale të Smigiq, duke thënë se “Qiky o kriminel serb. Ky po i mshon KFOR’it me sa fuqi ka”. Artikulli Më 30 maj 2023, faqja e Facebook-ut ‘Thënie nga Albin Kurti’ (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën pretendohet se është gazetari Berat Buzhala. Fotografia është publikuar në periudhën kur situata në veri të Kosovës u tensionua kur njësitet e Policisë nisën që të ofronin siguri për kryetarët që të hynin brenda objekteve të komunës, në muajin maj të vitit 2023. Krypometri përmes aplikacionit TinEye ka gjetur se në fotografinë reale është Danijel Smigiq, shofer i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq. Krypometri ka gjetur se vetë Berat Buzhala kishe bërë një postim në lidhje me fotografinë virale të Smigiq, duke thënë“Qiky o kriminel serb. Ky po i mshon KFOR’it me sa fuqi ka”. Emri i Smigiq ishte përmendur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një seancë të Kuvendit të Kosovës më 2 qershor 2023, kur po raportonte para deputetëve për situatën në veri. Ai kishte përmendur dhjetëra emra të cilët, sipas Kurtit, qëndrojnë mbrapa sulmeve e protestave në veri, ndër ta edhe Smigiq. “Fotografia që mori vëmendjen e rrjeteve sociale ishe ajo e Daniel Smigiqit i cili ka qenë, e mbase edhe tash është, shofer dhe truproje i nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq. Smigiq ka ushtruar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it”- pati deklaruar Kurti. Situata në veri të vendit u tensionua dhe kishte protesta pasi më 26 maj 2023 kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë. Për të kundërshtuar këtë, serbët kanë mbajtur protesta disa ditore. Më 29 maj 2023, nga përplasja e protestuesve me pjesëtarët e KFOR-it mbetën të lënduar dhe plagosur 30 pjesëtarë të KFOR-it. Po ashtu, është raportuar për lëndimin e dhjetëra protestuesve serbë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software