About: http://data.cimple.eu/claim-review/fcd29ee2a2b1b962a0dc3d397ff1161344dc8d6ce088889511d7e00a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Avdullah Hoti - Foto: Facebook Avdullah Hotit i Doli Parashikimi për Rritjen Ekonomike Deklarata Avdullah Hoti: “Rritja pritet të arrijë 4.1 për qind më 2017″. Vlerësimi E vërtetë Premtim për rritje ekonomike mbi 4 për qind për vitin 2017 kishte dhënë ish-shefi i kuletës së shtetit, Avdullah Hoti. Ky parashikim po rezulton i vërtetë. Por, Qeveria e kaluar nuk ishte gjithmonë e saktë në parashikime ekonomike. Ish-kryeministri Isa Mustafa kishte deklaruar se rritja ekonomike e vitit 2016 ishte mbi 4%, që rezultoi që ishte konstatim i pasaktë. Artikulli Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, në konferencën për media të organizuar në janar të vitit 2017 përveç të arriturave të vitit 2016, ai shpalosi edhe objektivat për vitin 2017. Ish-shefi i kuletës së shtetit, Avdullah Hoti, kishte thënë se rritja ekonomike në vitin 2017 pritet të jetë mbi 4 për qind. Në anën tjetër në Raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, që u publikua muajin e kaluar, u tha se Kosova ka pasur rritje të punësimit në 8.5 për qind dhe rritje ekonomike 4.4 për qind. Gjithashtu, edhe në deklaratën përmbyllëse të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) thuhet se rritja ekonomike e vitit 2017 pritet të jetë 4.1 për qind. “Rritja pritet të arrijë 4.1 për qind më 2017, në mesin e më të lartave në rajon, nxitur nga investimet dhe eksportet e larta. Rritja e vazhduar e hyrjeve të remitancave dhe huadhënies bankare gjithashtu ka mbështetur këtë zhvillim”, thuhet në komunikatën e FMN-së. Hoti ishte kandidat për kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ndërsa që nga muaji shtator më nuk është ministër, por vetëm deputet. Por, Qeveria e kaluar nuk ishte gjithmonë e saktë në parashikime ekonomike. Ish-kryeministri Mustafa kishte deklaruar se rritja ekonomike e vitit 2016 ishte mbi 4%, që rezultoi që ishte konstatim i pasaktë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software