About: http://data.cimple.eu/claim-review/fd346768dbda739043e0bc27af552405b5afa557552deb74c7285313     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë për ilaçin e nyjeve Deklarata Metoda e restaurimit të nyjeve në Kosovë ka shkaktuar vetëm shok Vlerësimi Rrenë Krypometri ka konstatuar se materiali i publikuar rreth produktit Artroflex është i rremë. Personi i apostrofuar si mjek është i rremë ndësa produkti nuk është i licencuar për tu përdorur në Kosovë. Artikulli Më 28 gusht 2023 faqja e internetit tokajeda ka publikuar një artikull me titull: “Metoda e restaurimit të nyjeve në Kosovë ka shkaktuar vetëm shok. Intervista me reumatologun e famshëm gjerman.” Ky material është shprëndarë nw faqen e Facebook “Oborri mbretëror”. Në këtë artikull është përdorur një personazh i rremë me synimin që të shesë një ilaç të quajtur “Artroflex” i cili në artikull pretendohet se është një nga produktet më të mira për pastrimin e depozitave të kripës në nyje. Në artikull pretendohet se Peter Braun, “mjek drejtues ekzekutiv” nga “Qendra e famshme e Reumatologjisë dhe Neurologjisë në Berlin” ka thënë se “Në Kosovë, nyjet po restaurohen në mënyra të vjetra dhe ilaç aspak efektive që kërkojnë që t’i përdorësh gjatë gjithë jetës. Ndërkohë në Gjermani, nyjet shërohen lehtësisht për një javë.” Mirëpo, Krypometri, duke përdorë Google Lens për të kërkuar fotografitë, ka gjetur se personi në foto nuk është Peter Braun, “mjek drejtues ekzekutiv” nga “Qendra e famshme e Reumatologjisë dhe Neurologjisë në Berlin” por është pulmolog kinez me emrin Zhong Nanshan. Sipas artikullit, ky ilaç ka një efekt shërues gjithëpërfshirës në kockë dhe indet e kërcit, lëngut sinovial, fibrave muskulore, në indet e ligamenteve dhe tendinave. Përmban 50 përbërës natyral. Rikthen lehtësisht dhe shpejt qarkullimin e gjakut në nyje. Po ashtu, në artikull thuhet se ky ilaç nuk shitet në farmacitë në Kosovë. Tutje thuhet se “Mjekët në Kosovë preferojnë t’i “ushqejnë” pacientët me qetësues të padobishëm sesa t’i trajtojnë ata me të vërtetë” dhe se “Në Kosovë, nyjet po restaurohen në mënyra të vjetra dhe ilaç aspak efektive që kërkojnë që t’i përdorësh gjatë gjithë jetës. Ndërkohë në Gjermani, nyjet shërohen lehtësisht për një javë”. Për këtë Krypometri ka kontaktuar edhe doktorin Fahri Beqa i cili është mjek shqiptar që punon në Berlin të Gjermanisë. Ai në një prononcim për Krypometrin e ka thënë se ky produkt që promovohet në artikull nuk është i bazuar në shkencë. “Kjo është reklamë mashtruese, nuk është e bazuar në shkencë dhe nuk ka të bëjë me mjekësi të bazuar në dëshmi”- ka thënë Beqa. Sipas tij, ka plot produkte të tilla medicinale që propagandohen në vendet ku përdorimi dhe reklamimi i produkteve të tilla nuk është mirë i rregulluar me ligj. “Kompanitë e shfrytëzojnë mungesën e ligjit. Zakonisht produktet e tilla kanë bazë bimore por nuk kanë bazë në studime shkencore siç kërkohet për barnat tjera të licencuara dhe kombinime të vitaminave e mineraleve”- ka shtuar ai. Shitja e produkteve medicinale në Kosovë është e rregulluar me ligj dhe produktet të cilat janë të lejuara i nënshtrohen procesit të autorizim marketingut të cilin e ofron Agjencioni për Produkte Medicinale. Ky agjencion e ka të publikuar listën me preparatet e lejuara. Krypometri me datë 29/08/2023 ka kontrolluar listën e produkteve të lejuara për tu shitur në Kosovë. Në këtë listë nuk ndodhet produkti Artroflex.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software