schema:text
| - Konstatimet e pabazuara për gazetarët
Deklarata
“Më që Mediave dhe Gazetave që Shantazhonin njerëz të Korruptum në Politikë i është ndalë Plaqkitja e Telekomit nga Qeveria Aktuale Albin Kurtit. Nuk ju bën Përshtypje kjo që po bën Menaxhmenti i Ri në TELEKOM,dhe nuk flet kërkush nga mediat…”
Vlerësimi
Me kos
Postimi i “në që Mediave dhe Gazetave që Shantazhonin njerëz të Korruptum në Politikë i është ndalë Plaqkitja e Telekomit nga Qeveria Aktuale Albin Kurtit. Nuk ju bën Përshtypje kjo që po bën Menaxhmenti i Ri në TELEKOM,dhe nuk flet kërkush nga mediat…” nuk është i bazuar në fakte. Në këtë postim, që janë listuar disa prej të arriturave të Telekomit, janë bërë konstatime të rreme për mos-raportimin e tyre nga gazetarët. Po ashtu, nuk është ofruar asnjë dëshmi që e mbështet konstatimin se mediat dhe gazetarët “shantazhonin njerëz të Korruptum në Politikë”.
Artikulli
Më 11 maj 2023, faqja në Facebook “Dekada e Kryeministrit Albin Kurti” ka publikuar një postim në të cilin thuhet se mediave nuk u ka bërë përshtypje dhe nuk kanë raportuar për punët e menaxhmentit të ri të Telekomit të Kosovës, të cilat i ka renditur në shkrim.
Para se të listojë disa arritje të Telekomit, faqja ka shkruar se “Më që Mediave dhe Gazetave që Shantazhonin njerëz të Korruptum në Politikë i është ndalë Plaqkitja e Telekomit nga Qeveria Aktuale Albin Kurtit. Nuk ju bën Përshtypje kjo që po bën Menaxhmenti i Ri në TELEKOM,dhe nuk flet kërkush nga mediat…”.
Kjo faqe nuk ka ofruar asnjë dëshmi se gazetarët shantazhonin njerëzit e korruptuar të politikës.
Përveç kësaj, nuk ka asnjë vendim gjykate apo hetim për mediat për plaçkitje të Telekomit. KALLXO.com ka raportuar për mjetet që mediat i kanë marrë nga kontratat e marketingut me Telekom, por ato nuk kanë qenë plaçkitje.
Rrenë është edhe deklarata tjetër se mediat nuk kanë raportuar për punët e menaxhmentit të ri të Telekomit, pasi që ato kanë raportuar në vazhdimësi për to.
Disa prej këtyre punëve që faqja ka përmendur janë nga 27 milionë euro humbje në 2019, 1 milion euro fitim në tremujorin e parë të 2023, ulja e shpenzimeve nga 82 milionë në vitin 2018 në 47 milionë në vitin 2022, zëvendësimi i qerave të shtrenjta, e të tjera.
Raportimet për këto, e për raste të tjera mund të gjenden shumë lehtë me disa kërkime në internet.
|