About: http://data.cimple.eu/claim-review/5a09b19be1a1ae09465b7bafb3c31f82ff0f636da84056f3433faa99     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: president-ksgov.net Huqja Kushtetuese e Presidentit Thaçi Deklarata Hashim Thaçi: Në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, sot, me dekret kam emëruar 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë të rinj të shtetit nga komuniteti jo shumicë. Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Krypometri deklaratën e presidentit Hashim Thaçi e vlerëson si gjysmë të vërtetë apo huqje të fakteve që bazohen në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këshilli Gjyqësor ka kompetenca t’i propozojë presidentit emrat e rinj për gjykatë. Artikulli Presidenti i Republikës së Kosovës pas procedurës së betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të punojnë në institucionet e drejtësisë në veri të vendit, si pjesë e Marrëveshjes për Drejtësi të arritur në Bruksel me 10 shkurt 2015, ka dhënë një deklaratë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”. “Në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me propozimin e Këshillit Prokurorial, sot, me dekret kam emëruar 40 gjyqtarë dhe 13 prokurorë të rinj të shtetit nga komuniteti jo shumicë”, ka shkruar në faqen e tij të “Facebook”-ut, presidenti Thaçi. Mirëpo, kjo deklaratë është e pasaktë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, më konkretisht neni 104, parasheh që: “Gjyqtarët i emëron, riemëron dhe shkarkon Presidenti i Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.” Pra, deklarimi i presidentit del të jetë i pasaktë apo lëshim në aspektin kushtetues, ngase gjyqtarët nuk i propozohen presidentit për emërim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, por nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Por, është i sakt[ konstatimi i presidentit sa i përket propozimit për emërim të prokurorëve të Republikës së Kosovës. Në bazë të Kushtetutës (nenit 84, paragrafi 18), thuhet se presidenti “emëron dhe shkarkon Kryeprokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës, me propozimin e Këshillit Prokuroial të Kosovës.”
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software