schema:text
| - Fotografia dhe titulli që lë të nënkuptojë se pati alarm për bombë në Kosovë
Deklarata
Alarmi për bombë, reagon Gjykata e Apelit
Vlerësimi
Me kos
Fotografia e Gjykatës së Apelit në Kosovë me të cilën është ilustruar artiukulli me titull “Alarmi për bombë, reagon Gjykata e Apelit” ka bërë që të prodhohet një informacion i rremë. Në titull nuk është cekur se Gjykata e Apelit e cilit shtet ka reaguar pas alarmit për bombë. Në ballinë është vendosur fotografi nga objekti i Gjykatës së Apelit në Kosovë duke lënë të nënkuptohet që alarmi për bombë ka ndodhur në Kosovë. Por, në objektin e Gjykatës së Apelit në Kosovë nuk ka pasë alarm për bombë. Në fakt, bëhet fjalë për një alarm për bombë në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Artikulli
Më 8 nëntor 2022, në faqen e internetit “promakale.com” është publikuar një informacion me titullin “Alarmi për bombë, reagon Gjykata e Apelit”.
Kjo përmbajtje është shpërndarë Facebook faqen me emrin “Post Lajme”.
Në titull nuk është cekur se Gjykata e Apelit e cilit shtet ka reaguar pas alarmit për bombë. Në ballinë është vendosur fotografia e objektit të Gjykatës së Apelit në Kosovë duke lënë të nënkuptohet që alarmi për bombë ka ndodhur në Kosovë.
Por, në objektin e Gjykatës së Apelit në Kosovë nuk ka pasë alarm për bombë. Në fakt, bëhet fjalë për një alarm për bombë në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Në artikull është cekur se bëhet fjalë për një alarm për bombë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
“Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”. Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë. Po punohet për identifikimin e telefonuesit, pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin” – citohet njoftimi i Policisë së Shtetit të datës 8 nëntor 2022.
Më datën 9 nëntor 2022, Policia e Shtetit njoftoi përmes një postimi në “Facebook” se pas indentifikimit procedohet penalisht shtetasi që telefonoi rreth orës 11:00, të datës 08.11.2022, në sallën operative të DVP Tiranë, për të njoftuar vendosjen e një sasie të lëndës eksplozive te Gjykata e Apelit.
“Pas tërësisë së veprimeve të kryera, në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive” – njoftoi Policia e shtetit shqiptar.
|