About: http://data.cimple.eu/claim-review/ba2a973467e469f2d2e7dec6efb5d36d93db0f5e635500f737e5df6e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e lajmit për arrestimin e të burgosurit që ishte arratisur Deklarata Arratiset një person nga burgu i Gjilanit Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Artikulli me titull “Arratiset një person nga burgu i Gjilanit” nuk është i saktë. Në ditën e publikimit asnjë person nuk është arratisur nga burgu i Gjilanit, mirëpo Policia e Kosovës kishte njoftuar se është arrestuar një person që ishte arratisur nga burgu 10 muaj më parë, pra në korrik të vitit 2023. Artikulli Më 17.05.2024 faqja e Facebook “Radio STAR Gjilan” ka publikuar (arkiva) një artikull me titull: “Arratiset një person nga burgu i Gjilanit”. Informacioni për arratisjen e një personi nga burgu i Gjilanit thuhet se është bërë bazuar në një njoftim që Policia e Kosovës e kishte dhënë në raportin 24-orësh të datës 17.05.2024. Krypometër ka kontrolluar raportin 24-orësh të datës 17.05.2024, mirëpo njoftimi i Policisë thotë diçka tjetër. Në këtë raport ishte thënë se më 16.05.2024 ishte arrestuar një person i cili ishte arratisur nga burgu më 15.07.2023 në 15:40h. Pra, i burgosuri ishte arrestuar 10 muaj pasi ishte arratisur nga burgu. Policia në raportin e saj më datë 17.05.2024 kishthe thënë se gjatë kohës sa ka qenë në arrati, ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste të reja për kanosje ndaj dy viktimave. “Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për çka dhe është hapur rast i veçantë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”- kishte thënë Policia e Kosovës. Krypometër ka kontrolluar njoftimet që i kishte publikuar Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) (Arkivi). Në njoftimin (Arkivi) e publikuar më 16.07.2023, SHKK kishte thënë se nga Spitali i Gjilanit- Reparti i Psikiatrisë, ishte arratisur i burgosuri, M.G., i akuzuar për vepren penale “Kanosje”. SHKK kishte thënë se kanë informuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe gjykatën kompetente, ndërsa ka formuar komision hetimor për të zbardhur rrethanat e arratisjes. Ndaj zyrtarëve të cilët kanë qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e të burgosurit ishte iniciuar procedura disiplinore, ndërsa, në bazë të vendimit të komisionit disiplinor, ata ishin pezulluar nga puna.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software