About: http://data.cimple.eu/claim-review/d6f7cfe0f70a72f3b3dab8f35b7e39701186b882ddcd98425b2e7f16     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Angela Merkel është deklaruar pas tensioneve në veri Deklarata MerkeI nëse ushtarët serb kalojnë vetëm një metër në Kosovë, ushtria gjermane është gati Vlerësimi Rrenë Titulli i këtij artikulli: “MerkeI nëse ushtarët serbë kalojnë vetëm një metër në Kosovë, ushtria gjermane është gati”, është i rremë. Edhe përmbajtja e artikullit është e rreme dhe nuk mbështetet në asnjë fakt. Në artikull madje i është mveshur një deklaratë ish-kancelares, Angela Merkel, të cilën nuk e ka thënë edhe gjatë kohës sa ishte në pozitën e kancelares. Angela Merkel pas 16 vitesh në krye të Qeverisë gjermane është zëvendësuar nga Olaf Scholz, në dhjetor të vitit 2021. Artikulli Faqja online Skenderajpress.com ka publikuar një lajm me titull “MerkeI nëse ushtarët serb kalojnë vetëm një metër në Kosovë, ushtria gjermane është gati”. Lajmi i publikuar më një gusht të këtij viti është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: “Ushtria e Kosovës”, “Republika e Kosovës” Artikulli pretendon se ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka komunikuar Serbisë se nëse ushtria serbe kalon në territorin e Kosovës, ushtria gjermane nuk do ta kursejë. Ky artikull është i rremë. Në brendësi të artikullit, faqja nuk i është referuar ndonjë burimi të sigurtë. Në tekst nuk përmendet se kur apo ku e ka thënë ish-kancelarja gjermane një deklaratë të tillë. Ndërkohë, i njëjti artikull dhe më të njëjtën përmbajtje është publikuar edhe në shtator të vitit 2021 dhe ishte shpwrndarw nw faqet nw Facebook, si: “Aktualet e Ditës”, “Seriali Turk”,”Gazeta Press”. Artikulli u ripublikuar më 1 gusht 2022, apo vetëm një ditë pas krizës në veri të Kosovës, e cila u krijua pas vendosjes së barrikadave. Një ditë para se të hynte në fuqi vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve serbë për në Kosovë, grupe të organizuara bllokuan rrugët që të çonin në pikat kufitare, në Jarinje dhe Bërnjak. Qeveria e Kosovës pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, ishte zotuar që të shtyhet për 30 ditë zbatimi i dy vendimeve të reciprocitetit, nga momenti kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software