schema:text
| - Isa Mustafa - Foto: Facebook
Huqja e madhe e ish-kryeministrit Mustafa
Deklarata
Isa Mustafa: Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit.
Vlerësimi
Rrenë
Ish-kryeministri Mustafa e ka fryer numrin e nxënësve për 134 mijë të tillë. Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, në Kosovë janë 365 mijë e 29 nxënës, e jo 500 mijë sa ka thënë ish-kryeministri Mustafa. Huqja është kogja e madhe.
Artikulli
Ish Kryeministri Isa Mustafa ka bërë një huqje të madhe gjatë ditës së djeshme, kur u deklarua për ndaljen e grevës nga mësimdhënësit. Mustafa, ëe është akademik i ekonomisë, i ka huqur numrat.
Mustafa duke folur për grevën e mësimdhënësve ka shtuar numrin e nxënësve për 135 mijë.
“Pesëqindmijë nxënës pësuan tre javë mësim për lojëra politike të Kadri Veselit”, ka shkruar Mustafa në një status të “facebook” përmes të cilit e ka kritikuar kryeministrin Hadarinaj për grevën e stërzgjatur të mesimdhënësve.
Ndonëse Isa Mustafa ka qenë kryeministër deri para para 1 viti e gjysëm, ai ka harruar shpejtë numrin e nxënësve në Republikën e Kosovës.
Sipas vjetarit të fundit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të hartuar në 2018, në Kosovë janë 365 mijë e 29 nxënës (365,029). Sipas MASHT-it në Kosovë janë edhe 10 mijë e 575 nxënës që vijojnë mësimet në shkolla private.
Pra edhe në qoftëse ish kryeministri i ka numëruar edhe nxënësit e shkollave private, e të cilët nuk kanë qenë në grevë, prapë se prapë nuk do të kapte shiftën prej 500 mijë nxënës.
Javën e kaluar, Krypometri e ka zënë në rrenë edhe shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili kishte dhënë një alarm të rremë, kur kishte deklaruar se mos-akreditimi i disa programve universitare do t’i lë studentët në rrugë.
Sipas krypometrit, vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqje të akreditimit nuk kanë ndikim në studentët që tashmë janë duke i ndjekur studimet në këto programe.
Këtu mund ta gjeni raportin vjetor statistikor të hartuar nga MASHT-i.
|